04 Maj 2024

Merkel kërkon mënyra që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës

Beograd, 23 gusht - Analisti gjerman Bodo Veber ka deklaruar se kancelarja gjermane, Angela Merkel po shqyrton gjetjen e një mënyre për të pranuar realitetin në Kosovë.

Veber është analist pranë Këshillit për Demokratizimin Politik, një organizatë me seli në Uashington.

“Merkel gjatë kësaj vizite në Beograd nuk do të theksojë njohjen e Kosovës si kusht për hyrjen e Serbisë në BE, edhe pse të gjithë e dijmë se ky është një kusht de facto. Kancelarja do ti bëjë thirrje të dy palëve që pas situatës së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, ti kthehen dialogut nën moderimin e Brukselit dhe do të jap sinjale se Gjermania do të qëndrojë pas vendimit që të mbështetet kandidatura serbe në BE. Mirëpo, ajo do të heq dorë nga caktimi i datës për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë”, ka deklaruar analisti Veber për gazetën “Blic”.

I pyetur lidhur me hapjen e temës për ndarjen e Kosovës, Veber ka shtuar se pozicioni gjerman rreth kësaj çështje është i qartë dhe eksplicitë se as Gjermania, por edhe as BE nuk përkrahin ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, Gjermania po kërkon gjetjen e mënyrës që pavarësia e Kosovës në Beograd të pranohet si realitet, por të mos formalizohet, megjithatë ai ka shtuar se pala serbe në fund duhet patjetër të vendos se çfarë do të bëjë me këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)