20 Prill 2024

Mbrojtja e të drejtave të njeriut vlerë fundamentale e BE-së

Prishtinë, 10 dhjetor - Zyra ndërlidhëse e KE-së së bashku me zyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së dhe me Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së, më 10 dhe 11 dhjetor do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut përmes një manifestimi dyditor të organizuar në Qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë.

Aktivitetet e organizuara nga BE-ja për këtë rast përfshijnë diskutime tematike, shfaqjen e një dokumentari për procesin e zgjedhjeve në mbarë botën dhe të një filmi për çështjet e të drejtave të njeriut në Afrikën Jugore, një forum si dhe një panair të OJQ-ve për të drejtat e njeriut i përkrahur nga BE-ja.

Renzo Daviddi, shef i Zyrës ndërlidhëse të KE-së, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut tha: “Kapaciteti i institucioneve për garantimin e të drejtave të njeriut dhe për respektim dhe mbrojtje të minoriteteve është pjesë e rëndësishme e kritereve të Kopenhagës për aderim në BE.

Në të gjeturat e Raportit të Progresit 2010 për Kosovë thuhet se nevojitet përparim i mëtutjeshëm në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut. 

BE-ja është e përkushtuar për vazhdimin e përkrahjes të institucioneve dhe shoqërisë civile në Kosovë, roli i të cilave mbetet i rëndësishëm në këtë aspekt”.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një vlerë fundamentale e Bashkimit Evropian.  Zyra ndërlidhëse e KE-së menaxhon programe të ndryshme të financuara nga BE-ja në lidhje me të drejtat e njeriut. 

Organizatat e shoqërisë civile kryesisht mund të aplikojnë për grante në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR), ndërsa përkrahja për institucionet relevante implementohet përmes veprimeve të përbashkëta me Këshillin e Evropës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)