23 Prill 2024

Marnhac sot në Beograd

Beograd, 23 nëntor - Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, sot viziton Beogradin për herë të parë pas marrjes së detyrës në krye të misionit evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjatë vizitës dyditore, kreu i EULEX-it do të zhvillojë takime me ministra të kabinetit qeveritar të shtetit serb, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar të shtunën nga EULEX.

Vizita do të ofrojë mundësi për të diskutuar në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, veçanërisht për rëndësinë e implementimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

Para kësaj vizite, ai ka thënë se EULEX-it është i gatshëm të ofrojë përkrahje logjistike në dialogun midis Prishtinë dhe Beogradit.

"Jemi të gatshëm të kontribuojmë në implementimin e çfarëdo qoftë marrëveshje që mund të arrihet”, ka thënë Marnhac në një intervistë për gazetën beogradase Blic.

Sipas tij, bashkëpunimi rajonal është gjëja më e mirë në luftën kundër kriminalitetit dhe se në këtë drejtim ditëve në vijim ai do të vizitojë Tiranën, Shkupin dhe Podgoricës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)