29 Prill 2024

Maqedoni, ende s'ka filluar peticioni kundër Marty-it

Shkup, 10 janar - Në Maqedoni akoma nuk ka fillluar grumbullimi i nënshkrimeve kundër raportit të Dik Martit, edhe pse ky aksion ishte paralajmëruar të niste gjatë fundjavës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Maqedoni, Besim Hoda tha se shkak për këtë ngecje është mungesa e materialeve për peticionin.

“Ne akoma jemi në pritje të materialeve konkrete duke qenë të bindur se organizatorët e kësaj iniciative kanë një tekst të shkruar dhe në bazë të atij teksti do të fillojmë edhe ne të mbledhim nënshkrime. Do të ishte shumë mirë që edhe në Parlamentin e Maqedonisë të ngrihet një iniciativë që do ta dënonte këtë deklaratë sepse në Maqedoni 1/3 e popullsisë është shqiptare, me këtë deklaratë sigurisht njolloset edhe kjo pjesë e popullit shqiptarë në Maqedoni”, është shprehur Hoda.

Ndërkaq kur bëhet fjalë për qëndrimin zyrtarët të Maqedonisë lidhur me raportin e deputetit zviceran, zyrtarët maqedonas dhe ata shqiptarë në qeveri nuk flasin me një gjuhë.

Përderisa zëvendëskryeministri shqiptar në qeveri, Abdilaqim Ademi, i ka kundërshtuar akuzat e Dick Martit, kreu i ekzekutivit Nikolla Gruevski, akoma nuk dëshiron të shpalos qëndrimin e tij.

“Do t’ju informoj kur të vijë koha për qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë raport”, tha Gruevski.

Heshtja e kryeministrit maqedonas lidhur me akuzat e Dick Martit, sipas analistëve vjen si rezultat i drojës nga acarimi i mundshëm i raporteve me Beogradin ose Prishtinën.

Tashmë është bë traditë kur është në pyetje Kosova, Qeveria e Maqedonisë vendimet i merr me shumë vështirësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)