20 Prill 2024

Malmström: Kosova nuk është harruar për vizat

Tiranë, 14 nëntor -  Komisiomerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström, ka deklaruar se Kosova nuk është harruar për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Megjithatë, ajo ka kujtuar se shteti i ri duhet të plotësojë disa kushte.

“Kosova nuk është harruar. Sigurisht që një ditë kjo do të vlejë edhe për të. Janë disa kushte të cilat duhen parë nga autoritetet kosovare. Ne jemi duke bashkpëunuar ngushtë për t’i ndihmuar dhe unë shpresoj se shumë  shpejt ne do të nisim dialogun me ta për procesin e liberalizmit të vizave”, ka thënë Malstrom në një intervistë për DW.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)