29 Prill 2024

Lunacek: Zgjedhjet nuk arritën standardet ndërkombëtare

Prishtinë, 10 janar - Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka deklaruar se ecuria e procesit zgjedhor ka rrezikuar të ardhmen evropiane të Kosovës, pasi sipas saj, në këto zgjedhje nuk janë arritur standardet e kërkuara demokratike.

Ajo ka vlëresuar se pa marrë parasysh përpjekjet qëllim mira të shumë aktivistëve dhe individëve gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe 9 janarit, defekte serioze kanë shënuar vullnetin politik të pamjaftueshëm, përfshirë atë në nivel baze, për të zhvilluar zgjedhje të mirëfillta në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira zgjedhore. 
 
”Në atë që kemi parë dhe dëgjuar ne, do të mund të dëmtonte jo vetëm rezultatin, por do të thonim se këto zgjedhje nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare", ka theksuar Lunacek.

Sipas saj ka një kritikë të fuqishme, si nga vëzhguesit vendor dhe të tjerët se këto zjgedhje nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nuk janë në përputhje me diçka që është në rregull dhe e pranueshme.

"Unë nuk shoh ndonjë arsye për të vazhduar me përsëritjen e zgjdhjeve kjo u përket të tjerëve të vendosin dhe jo neve. Mirëpo nëse procesi ka pasur probleme dhe parregullsi të cilat vazhdojnë atëherë kjo nuk mund të riparohet pa pasur reformat të fuqishme të cilat do ti mundësonin këtij vendi një siguri më të madhe që të ketë zgjedhje të organizuara në përputhje me standardet ndërkombëtare."

"Duhet të ketë një reformë të re zgjedhore, mirëpo unë mendoj se ekziston edhe mundësia e anulimit të votave kur ka parregullsi në votim”, tha ajo, në një konferencë për media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)