03 Maj 2024

Liga e Botës Islame thërret për njohje të Kosovës

Oman, 29 korrik - Nën përkujdesjen e Mbretit të Arabisë Saudite, nga Liga e Botës Islame u organizua një konference e Ligës së Botës Islame e cila bëri thirrje për njohjen e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën.

Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e bashkësive islame nga vendet anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë.

Si i ftuar nderi (njëkohësisht dhe anëtar) në këtë konferencë mori pjesë edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad të Arabisë Saudite.

Kjo konferencë u shfrytëzua për kontakte me personalitete të shteteve të ndryshme që e nuk e kanë njohur apo dhe prej tyre që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lobuar për njohje të reja dhe duke ua përcjellë atyre kërkesën për njohje, sidomos pas rezolutës së OKI-it në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

I ngarkuari Boja me këtë rast takoi shume delegacione nga shtetet islamike të Afrikës, Lindjes se Mesme dhe Azisë Juglindore, me të cilët  u bisedua për njohjen e shtetit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)