Licht: Nuk ka bisedime Prishtinë-Beograd para vendimit të GJND

Ajo ka bërë të ditur se nuk do të ketë bisedime mes Prishtinës e Beogradit përpara vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se pjesëmarrja e Serbisë në takimin e Sarajevës është një lloj njohje e Kosovës, Liht tha se përfaqësuesit e Kosovës do të shoqërohen nga ata të UNMIK-ut dhe pjesëmarrësit në konferencë nuk do të paraqiten me emrat e shteteve.