28 Mars 2024

Lëterm: BE nuk do të ishte e tëra pa Serbinë dhe Kosovën

Prishtinë, 23 prill - Kryeministri i dorëhequr i Belgjikës, Iv Lëterm, ka deklaruar se BE-ja i ka hapur dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato do të mbeten të hapura dhe nuk do të ketë “afate të panevojshme”

Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Veçernje novosti”, Lëterm ka theksuar se perceptimi i “lodhjes nga zgjerimi” i BE-së është i gabuar dhe askush në Evropë nuk e vë në dyshim angazhimin që e kemi marrë në raport me vendet e Ballkanit Perendimor. Ato janë dhe do të mbesin partnerë tanë të ardhshëm brenda BE-së".

I pyetur sesi do të zgjidhet çështja e Kosovës në procesin e përafrimit të Serbisë drejt BE-së, Lëterm tha se “edhe Serbia edhe Kosova kanë vokacion evropian”, duke shtuar se për këtë janë dakord të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

“Aktualisht, edhe Beogradi edhe Prishtina po përgatiten për integrim në BE, ndonëse shkalla e integrimit të tyre në BE është e ndryshme”, tha Lëterm.

“Për Belgjikën, godina evropiane nuk do të ishte e tëra pa përfshirjen e Serbisë dhe Kosovës në BE. Si do ta realizojmë këtë dhe kur, askush nuk e di në këtë moment”, është shprehur kryeministri i dorëhequr belg, vendi i të cilit së shpejti merr presidencën e radhës së BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)