03 Maj 2024

Kuvajti njeh zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës

Kuvajt City, 11 tetor - Kuvajti njeh pavaresine e Kosoves, duke u bere keshtu shteti i 85-te qe e njeh dhe me pas do  te vendose perfaqesite diplomative.

Vendimi i marrë një ditë më parë në Qeverinë e Kuvajtit i është kumtuar zyrtarisht të martën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nga homologu kuvajtian, Sheikh Mohammed Sabah Al Salem Al Sabah, gjatë një takimi të zhvilluar në Kuvajt.

Ndërkaq, në një konferencë për medie të mbajtur në kryeqytetin Kuvajt City, Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, Sheikh Mohammed Sabah Al Salem Al Sabah dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, kanë prezantuar lajmin për vendimin e Qeverisë së shtetit të Kuvajtit për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi pritur pikërisht vizitën e Ministrit Hoxhaj për të publikuar zyrtarisht vendimin e djeshëm për pranimin e pavarësisë së Kosovës. I uroj vëllezërve tanë në Kosovë paqe dhe gjithë të mirat. Ne do të kemi marrëdhënie diplomatike dhe do të fillojmë bashkëpunimin ekonomik”, deklaroi ndër të tjera, Sheikh Mohammed Sabah Al Salem Al Sabah.

Ai tha se Kuvajti është vonuar në vendimin rreth njohjes së Kosovës, por siç u shpreh ai, Qeveria e Kuvajtit ka pritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ishte pozitiv për Kosovën.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot është njëra ndër ditët më të lumtura të tij, por edhe të popullit të Kosovës. “Jam i nderuar që është zgjedhur pikërisht vizita ime për të publikuar vendimin tuaj. Ky vendim do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ne shumë shpejt do të vijmë me propozime konkrete të bashkëpunimit politik dhe ekonomik”, ka thënë Ministri Hoxhaj, në konferencën e përbashkët për medie me homologun kuvajtian.

Kuvajti është shtet i pavarur arab, i cili shtrihet në verilindje të gadishullit arabik, në Azinë Perëndimore. Kufizohet me Arabinë Saudite në jug dhe me Irakun në veri. Ky Emirat ka një territor prej 17,820 kilometrash katrorë dhe një popullatë prej rreth 3.6 milionë banorësh. Kuvajti është një monarki kushtetuese me sistem parlamentar dhe ka kryeqytet Kuvajt City-n.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)