27 Prill 2024

Kryeministri Rama e quajti njollë ndaj vetes sulmin ndaj kryeministrit Kurti

Tiranë, 13 korrik - Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët goditën njëri-tjetrin.

Në reagim, Rama e quajti njollë ndaj vetes sulmin ndaj Kurtit dhe kundërshtinë ndaj tij, nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa e cilësoi turp këtë që i bënë Kosovës edhe ndërkombëtarisht.

Sipas kryeministrit Rama, në Parlament duhet të luftohet me ide dhe fjalë dhe jo duke përdorur dhunën dhe uroi që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit.

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës këtë të enjte në Kuvend, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Më pas, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të Kurtit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radojçiçin dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa dite para se të formohej qeveria e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)