28 Mars 2024

Kryeministri Kurti në Francë, bashkëbisedoi me përfaqësues të lartë shtetërorë

Paris, 11 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, bashkëbisedoi me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë.

Mbështetja për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u diskutua me z.Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (Council of Europe Development Bank).

Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, Kryeministri Kurti diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit.

Situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ishte në qendër të bisedës me ish-nën Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guéhenno.

Duke diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe çështje tjera aktuale, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)