15 Maj 2025

Kryeministri Haradinaj takohet me Mogherinin

Bruksel, 18 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sonte në selinë e BE-së me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën ka debatuar për proceset të cilat po kalon Kosova.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është e pakthyeshme dhe se Kosova meriton një trajtim të barabartë.

Kryeministri Haradinaj ishte i pari lider nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që takohet me Mogherinin para darkës së përbashkët joformale.

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do të zhvillojë takime edhe me homologë të tij nga rajoni.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)