03 Maj 2024

Kosova mbetet kusht për Serbinë në BE

Bruksel, 12 tetor - Në Bruksel sot Serbia do ta fitojë rekmandimin për statusin e vendit kandidat për hyrje në BE, por asnjë datë nuk do të ofrohet për nisjen e bisedimeve për aderim.

Gjithçka do të varet nga përparimet që do të bëhen në përmirësimin e raporteve me Kosovën, kanë raportuar mediat ndërkombëtare nga Brukseli.

Në fakt, sot vetëm jepet rekomandimi për Këshllin e BE-së, që mund të ofrojë statusin e vendit kandidat pasi që Serbia t’i kthehet tavolinës së bisedimeve me Kosovën.

“Negociatat do të nisnin vetëm pasi që Serbia të japë 4-5 rezultate konkrete në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën”, kanë thënë burimet në Bruksel.

Gjermania është shtesi më insistues që të ndalen procesi integrues për Serbinë derisa ajo është destrutive në raport me Kosovën.

Punët Beogradi ia ka vështirësuar vetes pas tërheqjen nga dialogu teknik.

“Komisioni Evropian pritet që të bëjë presion edhe në Prishtinën gjithashtu, duke i bërë thirrje që të zhvillojë një strategji për të fituar zemrat dhe mendjet e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës”, citon burimet e veta DPA. Komisioni Evropian sot bën publike Progres-raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)