26 Mars 2023

Kosova dhe Vanuatusi vendosin e marrëdhëniet diplomatike

New York, 23 shtator - Republika e Kosovës dhe Republika e Vanuatus kanë vendosur sot marrëdhënie diplomatike.

Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovës dhe Vanuatus, shtet që e ka njohur vendin tonë më 28 prill 2010, u nënshkrua nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Vanuatus, Eduard Natapei.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Vanuatus.

Duke folur me këtë rast, Presidenti Sejdiu i shprehu kryeministrit Natapei falënderimin e popullit dhe të institucioneve të vendit tonë për njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika e Vanuatus.

“Vendimi juaj ka qenë mbështetje e veçantë dhe inkurajim i mirë për punën tonë, për ecjen tonë në të ardhmen. Çmoj veçanërisht thirrjen që ju bëtë vendeve të tjera të Oqeanisë që ta njohin Republikën e Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ai e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve “një shenjë të veçantë të sinqeritetit në bashkëpunim dhe bashkëpunimin e mëtejmë në shumë fusha”.

“Pavarësisht se jemi larg në kuptimin gjeografik, jemi shumë afër në kuptimin e afrisë dhe të miqësisë mes dy popujve”, tha Presidenti Sejdiu, duke i bërë ftesë kryeministrit Natapei që të vizitojë Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Vanuatus, Eduard Natapei u shpreh shumë i kënaqur për marrëveshjen e nënshkruar. Sikur edhe në pritjen e organizuar mbrëmë nga ai, kryeministri Natapei bëri edhe një herë thirrje që vendet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës ta bëjnë këtë sa më parë.

Ai pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës, ndërsa u shpreh se do të angazhohet tek vendet mike të Vanuatus që ta njohin vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)