29 Mars 2024

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e propozimit evropian

Ohër, 18 mars - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit trepalësh Kurti - Borrell - Lajçak - Vuçiq, para gazetarëve deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje dhe pajtim. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si pjesë e këtij aneksi palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë detyrimet e tyre në mirëbesim”.

Borrell, pas takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha e palët u pajtuan që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së 27 shkurtit.

"Për zbatimin e nenit 7, Kosova është pajtuar të nisë menjëherë negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të krijuar rregullime specifike dhe garanci në mënyrë që të sigurojë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë", tha ai.

Ky nen është parë si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri më tani ka refuzuar që ta themelojë.

Ajo mbi të cilën palët janë dakorduar është se marrëveshja edhe me anekset do të bëhen pjesë e rrugëtimit të tyre në BE, e këta duhet fillua punën menjëherë, teksa shtoi se në këtë mënyrë palët do të obligohen për këtë marrëveshje që do të jenë pjesë e BE dhe ne me forcë do t’u kërkojmë palëve që të jenë korrekt nëse nuk përmbushen ato do të kenë pasoja.

“Palët do të kenë përfitime nga kjo marrëveshje, sepse nuk është vetëm për Kosovën e Serbinë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe përparimin rajonit”, vuri në dukje Borrell, derisa shtoi se duhet në kontekst më të gjerë gjeo-politik.

Më tej, Borrell, njoftoi se të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së do të takojë brenda javës së ardhshme dhe do t’i njoftojë për zotime  tyre.

Ai, në fund, falënderoi Lajçakun dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)