28 Mars 2024

Konferencë e IPA-s për Ballkanin Perëndimor, Islandën dhe Turqinë

Bruksel, 8 dhjetor - Përmirësimi i Instrumentit për ndihmën paraaderuese (IPA) me qëllim që të ketë ndikim sa më të madh dhe më pozitiv të progresit të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Islandës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kjo do të jetë tema kryesore e konferencës që sot dhe nesër do të mbahet në Bruksel në organizim të Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Siç është paralajmëruar, mbi 450 pjesëmarrës, duke përfshirë edhe përfaqësues të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të agjencive donatore, institucione ndërkombëtare financiare dhe organizatat qytetare, do t’i hulumtojnë sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor dhe Turqia dhe roli i ndihmës financiar në mbështetjen e përpjekjeve të tyre në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Është paraparë që nesër KE-ja të organizojë takim të ekspertëve për IPA-në. Bashkëpunimi tejkufitar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të shpallen rezultate pozitive në këto përpjekje rajonale, të vlerësohen vështirësitë dhe arritjet e bëra në periudhën 2007-2010, si dhe të diskutojnë për perspektivat e ardhshme për bashkëpunimin tejkufitar nërajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)