28 Mars 2024

Konferenca për bashkëpunim ekonomik me botën myslimane

SHBA, 28 prill - Presidenti amerikan Barak Obama po kryeson një konferencë me më shumë se 250 sipërmarrës, shumica nga vende myslimane, me shpresën për të nxitur lidhje më të mira biznesi mes Shteteve të Bashkuara dhe botës myslimane.

Duke hapur konferencën sot në Uashington, Sekretari amerikan i Tregëtisë, Gary Locke tha se afarizmi bashkon Amerikën me komunitetet myslimane dhe është një forcë e madhe për ndryshim.

Zoti Locke përshëndeti sipërmarrësit në takim duke thënë se drejtues si ata do të krijojnë nismat për të cilat kanë nevojë ekonomitë në mbarë botën.

Konferenca dyditore është përmbushje e një premtimi të bërë qershorin e kaluar nga presidenti Obama gjatë fjalimit në Kajro, për të thelluar angazhimin amerikan me komunitetet myslimane.

Temat e kësaj konference do të përfshijnë aftësimin e grave në biznes dhe krijimin e një klime pozitive për bizneset e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)