16 Maj 2024

Klotz: Në veri të Kosovës nuk vepron ligji

Bon, 6 gusht - Eksperti i Kosovës Wolfgang Klotz për konfliktin kufitar ka thënë se disa serbë që jetojnë thellë në veriun e Kosovës e përshkruajnë këtë rajon me një humor të hidhur si Duty-Free-Shop-in më të madh në botë. Asnjë autoritet shtetëror sipas Klotz nuk mund të shtrijë pushtetin e plotë në këtë zonë.

\"Kjo është një zonë kryesisht pa ligje. Dhe kështu është ka më shumë se dhjetë vjet, kështu është që prej miratimit të rezolutës së famshme 1244 të Kombeve të Bashkuara, si të thuash një shteti nuk i lejohet të shtrijë e as të zbatojë pushtetin në këtë rajon po aq sa tjetrit\", ka deklaruar ai në një intervistë për dw.

Gjithashtu sipas tij në këtë pjesë qarkullojnë makina pa targa dhe përmes kufirit shkëmbehen lloj-lloj mallrash, si mallra të paligjshme, natyrisht edhe tregtia me njerëz, përfshirë edhe drogën.

E gjithë siç ka thënë ai kjo është evidente, vetëm se për përmasat e të gjithë kësaj si të thuash nuk ka informacione të besueshme.  

Eksporti legal i mallrave të jetës së përditshme i Serbisë në veriun e Kosovës vitin e kaluar ishte 260 milionë euro.

Kjo është vetëm pjesa legale e cila ka kaluar kufirin përmes kontrolleve doganore, ndaj të cilave në të vërtetë Prishtina nuk kishte ndikim deri tani.

Se çfarë ndodh anash me shkëmbimet në të zezë, shkëmbimet e shërbimeve, për këtë  sipas Klotz ka vetëm teori konspirative.

\"Por këto 260 milionë bëjnë të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Kjo tregon përse Prishtina dëshiron që këto kontrolle kufitare të vendosen nën kontrollin e saj të rregullt. Dhe kjo është arsyeja e shpërthimit të konfliktit aktual.\"

Ai ka vlerësuar se krimi i organizuar nuk ka formë etnike sepse kështu ka qenë gjithmonë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)