24 Mars 2023

Klinton, me 11 - 13 tetor viziton Kosovën, Bosnjen dhe Serbinë

Washington 9 tetor - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do të vizitojë Bosnjen, Serbinë dhe Kosovën nga data 11 deri më 13 tetor.

Duke komentuar për këtë vizitë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha sot gazetarëve se Shtetet e Bashkuara mezi presin fillimin bisedimeve për çështje praktike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Komentet i bëri përmes një konference telefonike Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe EuroAzisë, Filip Gordon.

Pikpamja e Shteteve të Bashkuara, tha Ndihmës Sekretari Filip Gordon, është se këto duhet të jenë bisedime mes të barabartësh dhe ky do të ishte një rast që të dyja palët të ecin përpara dhe të zgjidhin çështjet e nevojshme që i ndihmojnë të shkojnë drejt integrimit evropian.

Zoti Gordon tha se nuk ka ndonjë datë konkrete për bisedimet por ka rëndësi që ato të zhvillohen dhe Shtetet e Bashkuara presin që të jenë të angazhuara plotësisht në këtë proces.

Zoti Gordon tha se kur Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit kjo nuk nënkupton bisedime për kufijtë. Pikpamja e Shteteve të Bashkuara është e qartë, tha ai.

“Sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës nuk duhet të preken; çështja e statusit nuk duhet të shtrohet për diskutim, as ndonjë ide për ndarje të Kosovës, sepse ndjekja e një kursi të tillë do të ishte një katastrofë për rajonin,” tha zoti Gordon.

Gjatë vizitës në Kosovë të mërkurën më 13 tetor, Zonja Klinton do të takohet me ushtruesin e detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni.

Ajo do të vizitojë pastaj Graçanicën, një komunë me shumicë serbe afër Prishtinës. Zoti Gordon tha se vizita në Graçanicë është një shenjë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Ne e kemi bërë fare të qartë që në fillim se mbështesim fuqishëm pavarësinë, sovranitetit dhe tërësinë territoriale të Kosovës por ne gjithashtu e kemi inkurajuar Kosovën të garantojë se të gjitha grupet etnike do të jenë të përfaqësuara,” tha zoti Gordon.

Ndihmës sekretari i shtetit, Gordon, tha se Kosova ka bërë hapa impresionuese në organizimin e komunave me shumicë serbe dhe në organizimin e zgjedhjeve në këto komuna. Këto zgjedhje, tha ai, janë zhvilluar dhe në një numër rastesh janë zgjedhur kryetarë serbë komunash.

Ka rëndësi, tha ai, që zonja Klinton të takohet me këta kryetarë komunash dhe të dëgjojë mendimin e tyre se sa përparim është bërë në aspektin e përfaqësimit të pakicave. Zonja Klinton, tha ai, do të verë në dukje gjatë qëndrimit në Graçanicë se të drejtat fetare dhe trashëgimia kulturore e pakicave do të mbrohen.

E pyetur se përse Sekretarja Klinton nuk do të shkojë në Shqipëri gjatë këtij turneu, zoti Gordon tha se zonjës Klinton i vjen keq që nuk mund t’i vizitojë të gjitha vendet e rajonit pasi koha e saj është jashtëzakonisht e kufizuar, kjo edhe për shkak të angazhimit të saj në procesin e Lindjes së Mesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)