29 Maj 2023

Këshilltari i Putin jep dorëheqjen dhe largohet nga Rusia

Moskë, 23 mars - Teksa raportohet për një ‘ngecje’ të pushtimit rus në Ukrainë, Vladimir Putinit po i shtohen disa shqetësime të tjera.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një ndër këshilltarët e tij më të rëndësishëm ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe është larguar nga rusia.

Anatoli Chubais, reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend që  të kthehet më në Rusi.

Chubais ishte një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që kishte  mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin.

 Chubais  është  zyrtari i parë i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)