28 Mars 2024

Këshilli i Sigurimit kërkon nisjen e dialogut Prishtinë-Beograd

New York, 13 nëntor - Këshilli i Sigurimit ka kërkuar nisjen e menjëhershme të dialogut Prishtinë-Beograd për çështje teknike.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe "të ftojë Qeverinë e Serbisë të mos e pengojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje".

Në pjesën veriore të Kosovës të dominuar nga serbët, "ndikimi i Beogradit ende po e parandalon procesin e integrimit në jetën publike dhe institucionale të Kosovës", tha Çitaku, duke i nënvizuar sulmet ndaj serbëve, të cilët kanë marrë poste publike.

Edhe ambasadorja amerikane, Rozmari Di Karlo, ka thënë se dialogu nuk ka të bëjë me statusin, pasi pavarësia e Kosovës është kapitull i mbyllur, të cilin e ka konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Serbia u tha Kombeve të Bashkuara se nuk do t''u bëjë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, i tha Këshillit të Sigurimit se është thjesht e pamundur të përkrahen zgjedhjet ashtu siç kërkon qeveria e Kosovës.

Jeremiq, gjithashtu, theksoi se Serbia nuk do t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ai i tha Këshillit të Sigurimit se është thjesht e pamundur të përkrahen zgjedhjet ashtu siç kërkon Qeveria e Kosovës.

Nderkaq Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, paralajmëroi për "përkeqësim" të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Në raportin e rregullt tremujor në Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Kosovë, ai tha se situata e "përgjithshme" në Kosovë ka mbetur "stabile", por në veri së fundmi ka pasur incidente që i kanë nënvizuar tensionet dhe mundësinë për jostabilitet.

"Marrëdhëniet ndëretnike në veri të Kosovës duket se përkeqësohen. Derisa situata e përgjithshme mbetet stabile gjatë periudhës së raportimit, incidentet e vazhdueshme në veri të Kosovës e kanë nënvizuar mundësinë e fuqishme për jostabilitet atje, prandaj duhet urgjentisht të adresohen çështjet që shkaktojnë fërkime ndërmjet dy komuniteteve. Që nga data e mbylljes së raportit, kanë vazhduar incidentet e shkallës së ulët dhe me këto, edhe rreziku nga nxitja e një dhune në shkallë të gjerë", tha Zanier.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)