29 Mars 2024

KE, fillon sesioni veror diskutohet edhe për Kosovën

Strasburg, 21 qershor - Në Strasburg sot fillon sesioni veror pesëditësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mes tjerash, pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë.

Raportuesi i Komitetit për çështje politike, ish-ministri i Brendshëm i Suedisë, Bjern fon Sidou raportin e tij për Kosovën do ta paraqesë ditën e dytë të seancës, të martën më 22 qershor, ndërsa pritet të miratohet edhe një rezolutë përkatëse.

Në raportin e tij Sidou ka theksuar gjendjen mjaft të keqe të sundimit të ligjit në Kosovë, problemin e komuniteteve pakicë, pastaj korrupsionin, duke përfshi edhe atë në institucione. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)