26 Prill 2024

Kacin: Serbia të zgjidhë Kosovën pastaj në BE

Bruksel, 14 nëntor - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE mund të bëhet vetëm pas bashkëpunimit të plotë me Hagën dhe normalizimit të raporteve me Prishtinën.

Në një shkrim të botuar në portalin "Euraktiv“, Kacin ka vlerësuar se Serbia mund të plotësojë kriteret e Kopenhagës vetëm pasi të ofrojë fakte për bashkëpunimin me Hagën dhe normalizimin e raporteve me Prishtinën.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për të kërkuar mendimin mbi kandidimin e Serbisë në BE, mundëson hapjen e një faze të re në integrimet evropiane të Serbisë.

Kacin thotë se edhe Brukseli ka kushtëzuar çdo përparim drejt BE-aë me dialogun me Prishtinën dhe bashkëpunimin me Hagën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)