03 Maj 2024

Kacin: Raporti i Martit të hetohet nga EULEX

Bruksel, 7 shkurt - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka deklaruar se përveç bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, që për Serbinë është “kushti i të gjitha kushteve”, nuk duhet harruar as çështjet e tjera të hapura si dialogu me Prishtinën dhe reforma e sistemit të gjyqësorit.

Në një intervistë për mediet serbe, Kacin ka përshëndetur “gatishmërinë e sinqertë” të zyrtarëve serbë që të fillojnë sa më parë dialogun me Prishtinën.

Por kur bëhet fjalë për raportin e Dik Martit për trafikim me organe njerëzore në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, Kacin ka thënë se kjo duhet të hetohet hollësisht nga EULEX-i, duke nënvizuar se çështjet e iniciuara në raport nuk guxojnë të shfrytëzohen për qëllime politike, nga asnjëra palë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)