17 Maj 2024

Kacin: Pa vulat s’ka Europë

Bruksel, 2 shtator - Serbia do ta ketë të vështirë integrimin në strukturat evropiane, pa zgjidhjen e çështjes së vulave me Kosovën. Kështu ka deklaruar raportuesi evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

“Afati kur është ende mundur që të ndikohet në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, kalon për disa ditë. Është koha të luajmë një lojë të rëndësishme. Bllokimi i raporteve ekonomike me Kosovën drejtpërdrejt e pamundësinë progresin në fushën rajonale të bashkëpunimit ekonomik dhe politik”, ka thënë Kacin.

Sipas tij, mospranimi i vulave, të cilat i ka lëshuar UNMIK-u, shkon në dëm të qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës, përfshirë edhe veriun e Kosovës.


Shefi i Zyrës së Qeverisë serbe për raporte me media, Milivoje Mihajlovic, ka thënë se “sot e kemi shansin të arrijmë deri te zgjidhjet konkrete”.

“Është e pakuptimtë që Prishtina të mendojë se me vula mund ta fitojë pavarësinë. Të tri palët në bisedimet duhet të tregojnë mirëkuptim”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)