16 Prill 2024

Kacin: Kosova është shtet fqinj i Serbisë

Beograd, 19 nëntor - Po qe se Serbia nuk e përkufizon territorin e saj pa Kosovën, atëherë pyetësori që duhet plotësuar përpara se të merret statusi kandidat për anëtarësim në BE, nuk do të pranohet nga Komisioni Evropian.

Këtë pyetësor do ta dërgojë më 24 nëntor në Beograd, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, por autoritetet serbe duhet ta kenë të qartë se Kosova është fqinje e Serbisë, dhe jo pjesë e saj, është shprehur raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin.

Kacin ka vënë në dukje se kusht që Serbia të përparojë drejt Bashkimit Evropian është bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe normalizimi i marrëdhënieve me shtetin fqinj, Kosovën.

Qasja e Beogradit ndaj Prishtinës, thekson Kacin, është pengesa kryesore drejt stabilitetit rajonal, andaj ajo duhet të ndryshojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)