16 Maj 2024

Judah: Kosova fitoi pak në veri, por humbi në Bruksel

Prishtinë, 9 gusht - Analisti britanik, Tim Judah ka theksuar se ndërhyrja në veri ishte një bast i nxituar nga qeveria e Kosovës, e cila megjithatë u shpagua në një afat të shkurtër dhe pjesërisht.

Në një intervistë për “Koha Ditore” Judah ka theksuar se Kosova përfitoi pak në veri nga ndërhyrja, por humbi në Bruksel, duke u shfaqur si një partner i paparashikueshëm.

“Mendoj se Prishtina humbi në Bruksel, duke u shfaqur si partner i paparashikueshëm. Kjo mund të ketë hidhëruar disa prej diplomatëve që duhet të merren me Kosovën."

"Natyrisht, disa në Kosovë mund të thonë: “pse të çajmë kokën, sepse ne nuk kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe asnjë hartë për liberalizim vizash”, por ky është një argument që pret të dyja anët. Ata mund të mendojnë: “janë të nxituar dhe nuk çajnë kohën për ne, janë më pak se 2 milionë, le të djersiten deri në fund të vetmuar”, shprehet Judah.

Duke u përgjigjur pyetjes rreth EULEX-it, Judah tha se mund të ketë shumë arsye pse EULEX-i lë përshtypjen se nuk është fort i fuqishëm apo i suksesshëm në këtë rast.

“ Mendoj se do të ishte paksa e padrejtë që “ t`i biem me shqelm në kokë”. Natyrisht, krimi i organizuar është një problem në veri, por në themel veriu është një problem politik dhe jo i policisë”, u shpreh Judah
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)