15 Maj 2025

Jovanoviq: Në Kosovë s'mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thaçit

Sarajevë, 2 shkurt - “Në Kosovë s''mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thaçit”, kështu i ka thënë liderit të Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, Presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik në një debat të ashpër i cili është mbajtur në pres Qendrën e agjencisë së lajmeve Tanjug. 
 
Arsyeja kryesore e këtij debati ishte deklarata e kreut të LDP i cili edhe në këtë emision e përsëriti se “Republika Srpska është krijuar me gjenocid”.

Ndërsa kur kanë folur për Kosovën Jovanoviq e ka pyetur Dodikun se si ai do të shkon në Kosovë.

”Si mendon që të hysh në Kosovë? Duam ne ta pranojmë apo jo, Kosova është shtet i pavarur! Sepse, kur ju shkoni atje, çfarë do të bëni? Ju do të duhet ta thirrni Thaçin për të pyetur nëse do t’ju lejoj të hyni a po jo”?.

E Dodik ka thënë se është çështje e tij se si do të hyjë në Kosovë. Por ka theksuar se ai nuk ka asgjë kundër të takohet edhe me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)