28 Mars 2024

Jeremiç falënderon vendet që nuk e kanë njohur Kosovën

Beograd, 7 qershor - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka falënderuar sot vendet e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ka kërkuar nga ato që ta mbajnë këtë qëndrim.

Duke folur në tubimin vjetor të këtyre vendeve në kryeqytetin Lima të Perusë Jeremiç theksoi se Serbia kurrë nuk do ta pranojë finalen e imponuar, synim i së cilës është refuzimi i të drejtave të saj sovrane në Kosovë duke shtuar se "kjo nuk është as e drejtë, as legjitime, as e qëndrueshme".

Gjithashtu theksoi se mundësia e arritjes së kompromisit historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, do të rritet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)