02 Maj 2024

Jagland: Thaçi të bashkëpunojë për organet

Bruksel, 4 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i ka bërë thirrje kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, që të bashkëpunojë me drejtësinë për akuzat për trafikim organesh.

“Në këtë aspekt, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të ndryshojë qëndrimin e tij dhe të bashkëpunojë. Parimi themelor është që askush nuk është fajtor përderisa nuk dëshmohet e kundërta. Për këtë na duhen prova, por është obligim yni që të hetojmë, dhe prej aty të gjykojmë”, ka thënë ish-kryeministri norvegjez në një intervistë për spanjollen "El Pais".

Ai ka thënë se nëse akuzat nuk marrin përgjigje do të mbesin plagë të hapura që do të dëmtojnë për kohë të gjatë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)