28 Mars 2024

Ishinger: Pa zgjidhje Beograd-Prishtinë, BE e mbyllur

Londër, 11 gusht - Ish-ndërmjetësi i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger në një bisedë me median publike britanike BBC ka kundërshtuar idetë për ndarje të Kosovës.

Ischinger ka thënë se zgjidhjet praktike për veriun e Kosovës do të mund të gjendeshin duke u mundësuar qytetarëve të kësaj pjese mbajtjen e lidhjeve politike, kulturore e fetare me Serbinë, por duke qenë zyrtarisht pjesë e Kosovës.

"Jam kundër çdo lloj përpjekjeje zyrtare për të ndryshuar kufijtë aktualë në Evropë, sepse konsideroj se kjo vetëm do të komplikojë gjërat", tha Ishinger.

"Është përgjegjësi e udhëheqjes politike në Beograd dhe Prishtinë që të gjejnë së bashku një zgjidhje. As Këshilli i Sigurimit i OKB-së, as Asambleja e Përgjithshme dhe as edhe asnjë organ tjetër ndërkombëtar nuk mund ta bëjë këtë për serbët dhe kosovarët. Bashkësia ndërkombëtare, do të ketë mundësi të ndihmojë, të drejtojë, lehtësojë dhe mbështesë, por pa një vendosmëri për të zgjidhur këtë problem ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës asgjë nuk do të ndodhë. Prandaj u bëjë thirrje udhëheqësve edhe në Beograd edhe në Prishtinë që të përdorin "telefonat celularë", të shfrytëzojnë mjetet e komunikimit dhe të fillojnë këtë proces", tha Ishinger.

" Kjo është ajo që duhet dhe jo një vendim i ri nga Asambleja e Përgjithshme. Koncepti i negociatave për statusin siç kërkon Serbia do të çonte në drejtim të gabuar. Është diçka që, sigurisht, qeveria në Prishtinë, e njohur nga afro 70 vende, nuk do të kishte vullnet të diskutonte", tha ai.

Sido që të jetë, pa një marrëveshjeje të tillë politike, ka thënë diplomati gjerman Ishigner, dera e Evropës do të mbetet e mbyllur për Serbinë dhe Kosovën.

"Presidenti Tadiq e di këtë mirë dhe jam i sigurt se shumica e serbëve të arsimuar janë në dijeni të plotë se pa zgjidhjen politike të kësaj çështjeje dera për në Evropë nuk do të hapet plotësisht. Sa i përket qëndrimit të pesë vendeve të BE që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës Ishinger tha se “është për të ardhur keq që këto 5 vende po e parandalojnë BE-në që të luajë një rol unifikues që do të duhej ta luante në rajon në dhjetëvjetëshin e fundit.

Shpresoj, tha Ishinger, se me kalimin e kohës këto 5 vende do ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe shpresoj se BE-ja, në një të ardhme jo të largët, do të ketë një qëndrim se si të shikojë në problemin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)