Imigrantët nuk janë rrezik për ekonominë gjermane

Bruksel, 21 janar - Një studim i Institutit të Këllnit për studimet ekonomike tregoi se imigrantët nga Bullgaria dhe Rumania nuk përbëjnë rrezik për shtetin gjerman dhe për ekonominë kombëtare, por e kundërta ata do ta ndihmojnë përballimin e problemit të mungesës së krahut të punës.
Në sfondin e shqetësimeve të disa politikanëve konservatorë se të porsaardhurit kanë në plan të përfitojnë nga ndihmat sociale, drejtori i institutit Mihael Hjuther thekson, cituar nga Dojçe Vele, se zakonisht imigrantët nga Evropa Lindore janë specialistë me kualifikim të lartë në fushën e shkencave inxhinierike dhe natyrore dhe mund të punojnë në sferat, ku ka mungesë më të madhe të krahut të punës.