29 Prill 2024

Hungaria: Do të ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbi

Budapest, 3 janar - Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martonyi, në paraqitjen e programit të kryesimit të BE-së në Bruksel, ka premtuar se Hungaria si kryesuese e BE-së do të angazhohet dhe do ta ndihmojnë fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Është e rëndësishme që të dy palët të bisedojnë dhe dihet mirë se BE-ja në tërësi në këtë kontekst do të ofrojë shërbimet e veta të mira. Sa na përket neve, si kryesim hungarez i BE-së, ne do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në kuadër të planit tonë sipas Marrëveshjes së Lisbonës”, deklaroi Janos Martonyi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Hungaria pret që viti 2011 të jetë qenësor për procesin e integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë gjatë kryesimit gjashtëmujor që të insistojë në zgjerimin e BE-së.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka theksuar se, “është interes i të gjithëve Evropa e fortë” dhe ka shtuar se shteti i tij do të bëjë gjithçka që të ketë sukses strategjia “Evropa 2020”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)