03 Maj 2024

Hooper: Kosova të dëshmojë se nuk është shtet i dështuar

SHBA, 29 janar - Ish-diplomati amerikan, James Hooper, ka thënë se nëpërmjet institucioneve efektive, Kosova duhet të dëshmojë se po ecën përpara dhe se nuk është shtet i dështuar.

Hooper ka thënë se rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës për Kosovën nënkupton se ka dyshime të konsiderueshme mbi këto akuza dhe njerëzit duan që këto akuza të hetohen.

Sipas tij, kjo çështje është më shumë evropiane, pasi Kosova është shtet evropian dhe duhet të kuptojë se ka nevojë për një qeveri, e cila është e respektueshme nga nderkombetaret, në mënyrë që të rindërtohet reputacioni dhe pozicioni që ka pasur, posaçërisht në Evropë.

Ish-diplomati amerikan beson se bisedimet e paralajmësuara midis Prishtinës dhe Beogradit do të prodhojnë rezultate dhe se do të jenë të mirëpritura në Beograd dhe, mbase, edhe nga disa vende anëtare të BE-së, të cilat i kanë nxitur këto bisedime.

Por, sipas Hooperit, nëse populli kosovar ndjen se një zgjidhje i është imponuar, duke qenë në favor të interesave të Beogradit dhe e imponuar nga BE-ja, atëherë do të hapen shumë çështje me potenciale destabilizimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)