02 Maj 2024

Haxhinasto: Kosova të përfshihet në proceset integruese

Sarajevë, 4 shkurt - Është domosdoshme që Kosova të jetë pjesë e proceseve integruese rajonale, duke u bërë pjesë e vizionit dhe perspektivës evropiane të rajonit, u tha në takimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto në Sarajevë me anëtarin e Presidencës së Bosnje Herecegovines, Bakir Izetbegoviq.

Në këtë takim janë trajtuar çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të bashkëpunimit në kuadër të BE dhe NATO, si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimeve në rajon.

Sipas një komunikate të Ministrise se jashtme të Shqipërisë, bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe konfirmuan vullnetin politik të palëve për forcimin e tyre dhe shtimin e kontakteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)