19 Prill 2024

Guttenberg: Misioni në Kosovë është histori suksesi

Prishtinë, 9 dhjetor - Në prag të krishtlindjeve ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theoedor zu Guttenberg ka vizituar ushtarët  e Bundeswehrit në Kosovë.

"Gjendja në Kosovë është shembull se si një mision jashtë vendit mund të jetë i suksesshëm", tha zu Guttenberg në kampin e KFOR-it gjerman në Prizren. 

Në sfondin e reformës së ushtrisë gjemane, ministri shfrytëzoi vizitën e tij për t'iu dhënë guxim ushtarëve të stacionuar atje.

Askush nuk duhet të ketë frikë, se nuk do të ketë më vend pune kur të kthehet në Gjermani, tha zu Guttenberg të mërkurën në Prizren. Reformat në strukturën e Bundeswehrit fillojnë lart në ministri, sqaroi ai.

Poltikani i CSU-së theksoi mbështetjen e tij për misionin në Kosovë. Pothuajse të gjithë flasin për Afganistanin e shumë pak për misionin në Kosovë, tha ministri gjerman.

Ushtarët gjermanë janë në Kosovë që në qershor të vitit 1999 dhe në kuadër të Kfor-it kujdesen për paqen dhe mbrojtjen e pakicave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)