29 Mars 2024

Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së diskuton heqjen e vizave për Kosovën

Bruksel, 9 nëntor - Grupi Punues i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, mblidhet sot në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Pas një muaji nga mbledhja e fundit, Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian rikthehet në një mbledhje dy-ditore që mbahet sot dhe nesër.

Muaji nëntor dhe dhjetor mund të jenë vendimtarë për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më konkretisht sot dhe nesër mblidhet Grupi Punues për Viza, i cili pas takimit pritet t’ia rekomandojë Këshillit Evropian vendimin për çështjen e vizave.

Çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur peng për më shumë se tri vjet, për shkak se ka pasur shtete skeptike për sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, duke argumentuar se nuk ka ardhur ende koha për një gjë të tillë.

Ndërkohë, dy institucionet e tjera të BE-së, që kanë rol në vendimmarrje, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë shfaqur mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe ka rekomanduar që të hiqen vizat për qytetarët e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)