25 Prill 2024

GJND vendos pro Pavarësisë se Kosovës

Hagë, 22 korrik - Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë sot ka vlerësuar si plotësisht të ligjshme shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Gjykata me 10 vota pro dhe 4 kundër  miratoi mendimin se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë të drejtë ndërkombëtare, kështu që ajo nuk ka shkelur kornizën kushtetuese dhe rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara. Më tej Owada theksoi se ka votuar kundër, nënkryetari i gjykatës, gjyqtari nga sllovakia Tomka.

"Gjykata konsideron se e drejta e shteteve për t'u shpallur të pavaruar nuk është e ndaluar nga aktet ndërkombëtare dhe s'ka ndonjë ligj i cili të ndalojë të drejtën e pavarësisë për popujt të cilët ndodhen në nën regjimin e një shteti tjetër " theksoi Owada.

Në këtë aspket, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor.

Ai ka shtuar më tej se pavarësinë nuk e pengon as rezoluta 1244, e cila kishte si qëllim të merrej më situatën që ishte në Kosovë.

“Konkludojmë se rezoluta 1244 përcakton një qëndrim të përkohshëm të ndërkombëtarëve. Ajo e kishte mandatuar UNMIK-un që të lehtësonte procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës”, ka shtuar presidenti.

Para dhënies së vendimit përfundimtar ai është shprehur se popullsia e Kosovës ka të drejtë të krijojë një shtet të pavarur për vetëvendosje.

Presidenti ka theksuar gjithashtu se OKB mbështet plotësisht parimin e integritetit territorial, por ka nënvizuar se ky parim është i kufizuar në bazë të raporteve mes shteteve.

Gjithsej tridhjetë e gjashtë shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara paraqitën deklarata me shkrim brenda afatit të fiksuar kohor: Republika Çeke, France, Qipro, Kina, Zvicra, Rumania, Shqipëria, Austria, Egjipti, Gjermania, Sllovakia, Federata Ruse, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Libia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia, Spanja, Irani, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Latvia, Japonia, Brazili, Irlanda, Danimarka, Argjentina, Azerbajxhani, Maldivet, Sierra Leone, Bolivia dhe Venezuela.

Gjatë këtyre dëgjimeve, prezantime me gojë janë paraqitur në emër të Serbisë, autorëve të Deklaratës të Pavarësisë, Shqipërisë, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Argjentinës, Austrisë, Azerbajxhanit, Belarusisë, Bolivisë, Brazilit, Bullgarisë, Burundit, Kinës, Qipros, Kroacisë, Danimarkës, Spanjës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federatës Ruse, Finlandës, Francës, Jordanisë, Norvegjisë, Holandës, Rumanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Venezuelës dhe Vietnamit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)