16 Maj 2024

Gjeliç: Të gatshëm të bisedojmë në Bruksel për vulat

Beograd, 17 gusht - Ndërsa embargoja kundër produkteve serbe vazhdon në Kosovë, Beogradi bëri të ditur se në bisedimet me Prishtinën që do të rinisin në 2 shtator në Bruksel, do të kërkojë të gjendet një zgjidhje për çështjen e vulave doganore kosovare.

Serbia nuk i njeh vulat doganore të Kosovës qe sollën si rrjedhojë vendosjen e masave të reciprocitetit edhe nga qeveria Prishtinës.

Zv/kryeministri për Integrimin Europian, Bozhidar Gjeliç tha se në këto bisedime do të kërkojë një zgjidhje për vulat doganore. Ai theksoi se ka njerëz që duan të dëmtojnë imazhin e Serbisë në Europë dhe botë.

Mediat serbë kanë paraqitur idenë e vulave të dyfishta në kufijtë me Kosovën që është refuzuar nga Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)