03 Maj 2024

FT: Serbia s'duhet ta shfrytëzojë raportin për ta destabilizuar Kosovën

Londër, 28 janar - Financial Times (FT) ka botuar një editorial, duke inkurajuar hetime të pavarura për pretendimet e Martyt dhe akuzat e tjera që lidhin figurat udhëheqëse të Kosovës me krimin e organizuar.

“Që kur e njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, SHBA-të dhe aleatët e saj të Bashkimit Evropian nuk kishin iluzione për ndikimin e keq të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në ish-provincën e Serbisë”, shkruan Financial Times.

Artikulli thekson se një ish-ambasador amerikan në Prishtinë ka thënë se përderisa nuk arrestohen zyrtarët e lartë shtetërorë të korruptuar deri në fyt, populli i Kosovës do të konkludojë se qeveria e tyre është pak më shumë se kleptokrate.

Gazeta e njohur britanike thotë se ndërkombëtarët asnjëherë nuk kanë qenë të gatshëm të hetojnë si duhet pretendimet për trafikim organesh. Aty shihen si të pajustifikueshme sulmet ndaj Martyt që vlerësohet si proserb.

Stabiliteti në ish-Jugosllavi sipas gazetës kërkon që e vërteta e hidhur për krimet e luftës të thuhet.

Gazeta me tutje thekson se Raporti i Martyt përmbanë dëshmi të mjaftueshme shqetësuese për të justifikuar një hetim të pavarur.

"SHBA-ja dhe BE-ja nuk duhet të pengojnë hetimin, duke mbajtur të fshehta dosjet. Kosova dhe Shqipëria duhet të mbajnë premtimin e tyre për bashkëpunim të plotë. Së fundi, Serbia nuk duhet ta shfrytëzojë këtë çështje për ta destabilizuar Kosovën, pavarësia e së cilës mbetet në interesin afatgjatë të rajonit”, përfundin editorial Financial Times.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)