04 Maj 2024

Fratini kërkon hetim në lidhje me tregtinë e organeve në Kosovë

Beograd, 8 shkurt - Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini bëri thirrje të hënën për hetime ndërkombëtare mbi pretendimet për trafikim organesh në Kosovë, si mënyrë e vetme për të zbuluar të vërtetën mbi akuzat.

"Sigurisht, ne duam të fillojë një hetim, i cili do të ishte i pavarur dhe ndërkombëtar lidhur me trafikimin e organeve" në Kosovë në kohën pas luftës 1998-99, tha Fratini. "Unë nuk mund ta marr një raport si të vërtetë, një raport shërben si pikënisje, ndërsa një hetim shërben për ta përcaktuar të vërtetën", tha Fratini në Beograd pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremic.

Këshilli i Evropës miratoi muajin e kaluar, një raport, në të cilin raportuesi për të drejtat e njeriut Dik Marti akuzoi komandantët e UCK, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci për përfshirje në krimin e organizuar dhe trafikun e organeve gjatë dhe pas luftës me forcat serbe.

Ndërkohë Fratini i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të fillojnö dialogun, sa me parë.

"Para së gjithash, ne presim që dialogu të fillojë menjëherë, pasi të jetë formuar qeveria e re në Kosovë," tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)