02 Maj 2024

EULEX t’i heqë dyshimet e raportit të Martyt

Beograd, 31 janar - Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko ka thënë se EULEX-i duhet te zbatoj një hetim për te gjitha akuzat e ngritura ne raportin e DickMartyt. “Nëse nuk zbatohet hetimi, raporti do te jetoje përgjithmonë”, ka thënë Biserko. 
 
Biserko ka thënë se raporti i Dick Martyt do të godasë edhe procesin e njohjeve të reja të Kosovës për shkak të tregimit të pakëndshëm dhe pa prova të mjaftueshme.

“Nëse nuk zbatohet ndonjë hetim nga EULEX-i, ai do të jetojë përgjithmonë”, ka thënë Biserko në një intervistë për Evropën e Lirë

E pyetur se çfarë pret nga hetimet në lidhje me këtë rast, ajo ka thënë se shpreson dhe është mjaft e bindur se EULEX-i do ta zhvillojë këtë hetim, por, sipas saj, ka një problem tjetër prapa tërë këtij tregimi.

“Po qe se EULEX-i do ta kishte kryer këtë hetim disa vite më parë dhe po t’ia kishte dërguar raportin e tij Carla del Pontes, nuk kishte pasur prova apo indikacione të mjaftueshme për ta ngritur akuzën në atë kohë. Carla del Ponte e vendosi këtë tregim në librin e saj dhe krijoi një atmosferë kinse gjërat kanë mbetur të pandëshkuara dhe të patrajtuara”.

Sipas Biserkos, dy muajt e fundit Marty përsëriti akuzat e njëjta, pa ofruar asnjë provë apo dëshmitar.

"Mendoj se e gjithë kjo çështje ka pasur për qëllim ta diskreditojë bashkësinë shqiptare. Ndonëse Dick Marty dhe disa të tjerë thoshin se ky nuk ka qenë qëllimi - kjo ka ndodhur në realitet. Ky tregim e ka dëmtuar komunitetin shqiptar”, ka thënë Biserko dhe ka shtuar se krejt çështja nuk duket të jetë bindëse, për shkak të deklaratave që ndryshonin dhe për shkak se ishte aq sensacionale“.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)