22 Shkurt 2024

Elvana Shala po qëndron në Nepal

Kathmandu, 19 nëntor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala  po qëndron në Nepal ku ka pranuar zyrtarisht cmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021” që iu nda nga zv/ Presidenti Nepalit Nanda Kishor Pun.

Në ceremoninë e dorëzim pranimit përvec zv/Presidentit z. Pun morën pjesë edhe përfaqësues të agjencive të OKB-së në Nepal, përfaqësues të Qeverisë artistë, si dhe rreth 600 perfaqësues të rinjë nga e tërë bota.

Në fjalën e saj të shkurtër pas pranimit Shala theksoj se cmimi i dedikohet të gjithë atyre që besuan në punën e saj shumëvjecare, dhe zëri i saj ju dha shpresë për të luftuar për të drejtat dhe qëllimet e tyre kudo në botë. Dhe se diplomacia publike dhe puna per respektimin e të drejtave te njeriut eshte forma e vetme qe bashkon shtetet pa dallim nga relacionet politike.  

Zv/ Presidenti i Nepalit e ka cilësuar znj. Shala si inspirim global për gjenerata te reja.

Ajo më pas në kuadër të punimeve të samitit Global për Lidershipin e Ri neser do të flas në detaje për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare vecanërisht në fushën e artit kultures dhe të drejtave të njeriut.  

“Global Youth Leadership Award” është një cmim vjetor që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkepunim me Qeverinë e Nepalit më konkretisht Zyren e Kryeministrit në Nepal dhe që kryesisht ju nda personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm  në avancimin e të rinjëve, fuqizimin e cështjeve sociale dhe për kontributin e dhënë në respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global! Me këtë cmim sot janë nderuar 63 personalitete nga vende të ndryshme të botës përfshir edhe zyrtar të UNFPA ndërkohë që është i par ii dhënë për një personalitet nga Kosova.  

Ndarja e cmimit është bazuar në punën e saj  si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesemarrjet e saja të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë , ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Nepal Shala do të ketë takime në Qeverinë e Nepalit dhe agjenci të OKB-së të cilat operojnë në Nepal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)