03 Maj 2024

Dialogu për vizat- në fund të vitit

Prishtinë, 12 tetor - Dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe Komisionit Evropian do të nisë në fund të vitit, ka bërë të ditur kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kaldun Sino, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit për Kosovën.

Në raport është theksuar se Kosova ka bërë përparime të kufizuara në pothuaj të gjitha fushat, por sfidë mbetet edhe më tej integrimi i serbëve të veriut, shtensionimi i situatës në veri, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe Komisionari Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, në prezantimin e Raportit të Progresit 2011, me këtë rast ka bërë të ditur se dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën do të fillojë kah fundi i këtij viti.

“Më lejoni gjithashtu të shqyrtojnë këtë rast që të nënvizoj që Komisioni Evropian do të fillojë dialogun për vizat me Kosovën kah fundi i këtij viti. Ne jemi të gatshëm të fillojmë me një dialog të strukturuar për sundim të ligjit, duke u siguruar se ky sundim i ligjit po fuqizohet dhe po ndihmon Kosovën, po ndihmon kolegët tanë në Kosovë që të ndërtojmë një sistem të tillë, i cili do të ishte në përputhje dhe kompatibil me Evropën dhe vlerat tona”, ka theksuar Fyle.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)