16 Maj 2024

Dialogu Kosovë -Serbi nis më 5 shtator

Prishtinë, 6 gusht - Pavarësisht gjendjes në terren bisedimet në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojnë në shtator.

Pritet që në 5 shtator kryetarja e delegacionit kosovar Edita Tahiri të takohet me homologun e saj serb Borisllav Stefanoviç për të nisur raundin e ri të bisedimeve.
 
Ndërkohë ndërmjetësi i bisedimeve, Robert Cooper, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ka ftuar të dyja palët që pas pushimeve, t`u kthehen bisedimeve.

Ndërsa ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka pohuar se duhet t`i jepet mundësia bisedimeve ndërsa ka shtuar se Serbia nuk i ka tradhëtuar serbët lokalë atje me marrëveshjen me KFOR-in.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)