Dhoma e Përfaqësuesve kërkon fillimin e hetimeve ndaj Kinës dhe OBSH-së

Washington, 29 prill - Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Asamblesë së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Michael McCaul bëri thirrje për fillimin e një hetimi ndaj administratës kineze dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shkak të gabimeve të tyre në epideminë e llojit të ri të koronavirusit Covid-19.
Michael McCaul, i cili kryesonte deputetët republikanë në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me thirrjen e tij të bërë për deputetë të tjerë.
McCaul theksoi se Komiteti, i cili u mbyll për shkak të epidemisë së Covid-19, duhet të mblidhet në rastin e parë dhe të fillon një hetim mbi administratën kineze dhe OBSh-në.
Duke kërkuar nga kryetari i komitetit Eliot Engel që të kryejë një hetim dyanësh në lidhje me fillimin dhe përhapjen e Covid-19, McCaul theksoi se Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë ka përgjegjësi serioze ndërsa tha: “Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë duhet të hetojë veprimet e Partisë Komuniste Kineze dhe Presidentit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, veçanërisht në ditët e para të epidemisë. Shpresoj se shumica e deputetëve do të bashkohen me kolegët e mi republikanë dhe do të kryejnë këtë hetim në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Nëse nuk mësojmë nga gabimet në histori, do të jemi të dënuar t'i jetojmë përsëri”.