29 Prill 2024

Dëshmia e Martyt para deputetëve evropian do të jetë e fshehtë

Beograd, 13 janar - Raportuesi i Këshillit të Evropës rreth tregtimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, Dick Marty, do të dëshmojë më 18 janar para anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Srazburg.

Gazeta serbe "Blic" duke cituar burime jozyrtare njofton se dëshmia e Martyt rreth akuzave të tij, ku e akuzon rëndë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, sipas të gjitha mundesive do të jetë e fshehtë.

Sipas kësaj gazete, raporti i senatorit zviceran do të duhej të miratohet në mbledhjen e Asamblesë parlamentare më 25 janar.