16 Maj 2024

Der Spiegel: Fenomenet negative po pengojnë Kosovën

Belrin, 9 gusht - Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull të vecantë Kosovës, pas situatës së tensionuar të krijuar në veri.

Në artikullin e saj, gazeta shkruan se fenomenet negative si vjedhja zgjedhore, korrupsioni dhe abuzimet po pengojnë progresin e shtetit të ri.

Më tej “Der Spiegel” komenton një intervistë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e cilëson si një njeri elokuent në luftë me qeverinë Thaci.

“Hashim Thaci është një hajnë që vjedh popullin e vet dhe qeveris si një kukull e fuqisë koloniale të Shteteve të Bashkuara”, citon gazeta Kurtin.

Artikulli përmend gjithashtu ndikimin e madh të Beogradit tek serbët e Kosovës përmes mësuesve, policëve dhe mjekëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)