03 Maj 2024

Dell: Sfidat e qeverisë së re, shteti ligjor dhe ekonomia

Prishtinë, 8 shkurt - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se sfidat kryesore të qeverisë së re do të jenë forcimi i shtetit ligjor dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Kristofer Dell thotë se një koalicion i qëndrueshëm nuk varet thjesht nga numrat, por nga synimi për një qeverisje të mirë si edhe thekson gjithashtu mbështetjen amerikane për EULEX-in përsa i takon hetimeve për raportin Marti.

"Ne besojmë se EULEX-i është institucioni i duhur për kryerjen e këtij hetimi. Ai ka një mandat për hetime lidhur me krime lufte. EULEX-i e ka bërë këtë me sukses në të kaluarën, e ka bërë këtë në Shqipëri me lejen e qeverisë shqiptare për hetimin e disa prej këtyre akuzave dhe rasteve të tjera. Jam plotësisht dakord me atë që thatë se, sado fyese që t’u duken njerëzve këto akuza për vendin e tyre, e vetmja mënyrë për t’i sqaruar gjërat është me anë të hetimit për të gjetur të vërtetën", ka deklaruar Dell.

Kjo sipas tij ose do t’i hidhte poshtë akuzat një herë e përgjithmonë, ose, nëse gjenden prova, personat përgjegjës do të nxirreshin para drejtësisë, por, mungesa e një hetimi bën që këto akuza të mbeten.

Ambasadori Dell tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol konstruktiv dhe të dobishëm në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

"Ne do të mbështesim plotësisht Bashkimin Evropian në lehtësimin e dialogut mes dy vendeve. Ne jemi miq me të gjitha palët, Bashkimin Evropian, Serbinë dhe Kosovën. Ne besojmë se mund të luajmë një rol shumë të dobishëm, konstruktiv dhe mbështetës për një proces që do të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian", ka theksuar ai.

Shtetet e Bashkuara sipas tij janë më se të gatshme të bëjnë ç’të munden për ta mbështetur këtë proces dhe për të ndihmuar që ai të çohet përpara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)